Skip to content
Bota

FOTO/ Familja fatkeqe me katër anëtarë! Shitën gjithçka në kërkim të një jete më të mirë, por…

· 1 min lexim

Jeta ndonjëherë është e pa drejtë por edhe një mashtrim i madh, sa që asnjë sakrificë nuk ja vlen…

Kjo ndodh kur shikon se si sfiliten dhe mundohen emigrantët nga vendet e botës së tretë, për të sakrifikuar një udhëtim me mundime e herë-herë me tragjedi, drejt Perëndimit, për një jetë më të mirë.

Katër anëtarë të një familje kurdo-iraniane u mbyt teksa po tentonte që të kalonte Kanalin për të shkuar në Britaninë e Madhe, raporton “Daily Mail”.

Ata u kishin paguar trafikantëve 21.600 sterlina për të nisur një jetë të re në Britani.

Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Panahi, 35 vjeç, Anita 9 vjeçe dhe Armin, 6 vjeç, u mbytën kur anija e improvizuar u përmbys teksa po lundronte në kushte të vështira moti me dallgë të larta dhe erë të fortë.

I vogli i tyre, Armini, nuk është gjetur akoma, raporton BBC. Zyrtarët francezë kanë ndërprerë kërkimet duke thënë se, nuk ka shpresa që të gjenden të mbijetuar.

Vëllai i kryefamiljarit tha për mediat se, ai kishte shitur gjithçka në kërkim të një jete më të mirë.

/Burimi: Daily Mail/ Përktheu: GazetaReforma.com/