Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën mekaniku shqiptar 22-vjeçar

· 1 min lexim

Po kthehej nga puna për në shtëpi, por do të ishte rruga e tij e fundit që bënte në timonin e një makine.

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik në Itali. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës në Argenta, ndërsa viktima është identifikuar si Gevis Muhaj 22 vjeç.

I riu shqiptar ishte me profesion mekanik dhe punonte në një kompani, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë për në shtëpi, kur ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” me pemën ishte e fortë duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, Gevis Muhaj nuk arriti të mbijetonte.

Madje trupi i tij i pajetë u nxor me vështirësi nga makina me anë të forcave zjarrfikëse.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën shqiptarit.

/GazetaReforma.com/