FOTO/ Aksident me humbje jete në Durrës, policia jep detajet e para…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Po udhëtonte në anë të rrugës automobilistike me biçikletë, por aty ka pësuar fatin tragjik…

Kjo ka qenë rrjedhojë e një aksident me pasojë humbjen e jetës, mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit, kur një automjet tip “Mercedes-Benz”, goditi një burrë që udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia bëri të ditur se, ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit në Durrës dhe viktima është një 65-vjeçar, ende i pa identifikuar.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse, u shoqërua në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento