Foshnja 16-muajshe ndërroi jetë nga Covid-19, reagon Ministria e Shëndetësisë: Vuante nga një sindromë e rrallë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë, me anë të një njoftimi ka sqaruar rastin e sotëm, ku një foshnje 16-muajshe ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se fëmija 16-muajsh ndiqej dhe trajtohej në pavijon Covid në pediatrinë e Tiranës pas infektimit me koronavirus dhe pas lindjes me sindromën e rrallë S. Kaëasaki.

Bëhet me dije se gjendja e foshnjes ishte rënduar gjatë 24-orëve të fundit dhe më pas ishte futur në terapi intensive.

Fatkeqëisht foshnja nuk ka mundi që të mbijetonte, për shkak të një komplikacioni (Sindroma Inflamatore  Multisistemike), që në gjuhën mjekësore konsiderohet si një ndër komplikacionet më të rralla në moshë të vogël.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19.

I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”, raporton MSH.

Shpërndaje
Share.

Komento