Rinumërimi i votave në SHBA/ Biden fiton përfundimisht Georgian, mbi 12 mijë vota para Trumpit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i Demokratëve për President në SHBA, Joe Biden, ka fituar përfundimisht edhe shtetin e Georgias në SHBA, pasi rezultati i dalë nga rinumërimi, e ka nxjerrë atë me 12 mijë e 284 vota pra presidentit aktual të SHBA, Donald Trump.

Tashmë me rezultatin edhe në shtetin e Georgias, Baiden i ka konfirmuar 306 vota elektorale në Kolegjin Zgjedhor, duke mos e ndalur më asgjë nga marrja e detyrës zyrtarisht dhe betimi në janarin e ardhshëm si Presidenti i 46-të i SHBA.

Presidenti aktual Trump ende po vijon që të mos pranojë fitoren e Biden, duke e akuzuar këtë të fundit për manipulim votash në rezultatin e zgjedhjeve.

Mirëpo tashmë duket se Trump është duke e humbur edhe betejën ligjore për zgjedhjet./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento