Skip to content
Të Gjitha

Forcat e Anti-terrorit në gatishmëri pa afat. Shqipëri po bëhet gati të dëbojë një tjetër iranian

· 2 min lexim

Vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleiman shkaktoi tranzira të shumta.

Kërcënimet mes SHBA dhe Iranit vijojnë dhe ditën e sotme presidenti i Iranit ofroi 3 milionë dollarë për kokën e Trump.

Kërcënime janë bërë edhe ndaj shtetit tonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Abas Mousavi, u shpreh para dy ditësh se Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe duhet të kthehet në rrugë të drejtë.

Kështu, që prej datës 3 janar, drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar.

Për më tepër të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave.

Më pas, ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare.

Kujdes është treguar edhe me emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Top Channel bën me dije se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë.

Ehsan Bidit i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij.