Skip to content
Të Gjitha

Forca e Vettingut, përjashtohet nga sistemi i Drejtësisë prokurori Gentian Osmani

· 1 min lexim

Ditën e sotme, Komisioni i Posaçëm i Apelit vendosi të shkarkojë prokurorin Gentian Osmani. Ky i fundit do të jetë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Osmani ishte një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por karriera e tij në sistemin e drejtësisë mbyllet këtu, pas vendimit të sotëm nga KPA.

Gentian Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së u konfirmua nga KPK por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Ndërkombëtarët ishin ata që animuan vendimin e më pas Komisioneri Publik vlerësoi se Osmani nuk kishte dhënë deklarime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Osmani kishte deklaruar se për një pasuri 96 m2, shitjen e një apartamenti të mëparshëm nga i cili kishte fituar 82 mijë euro.

E më pas Osmani kishte deklaruar se për krijimin e pasurisë së parë, ai kishte kursimet e tij dhe të bashkëshortes.