Skip to content
Të Gjitha

Fluks i lartë në Kapshticë, festat e fundvitit kthejnë shqiptarët në atdhe

· 1 min lexim

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në doganën e Kapshticës.

Numri i shqiptarëve që kthehen në vend për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me të afërmit është i madh.

Mësohet se brenda 24 orëve në Kapshticë kanë hyrë 8260 persona dhe kanë dalë 2674 të tjerë.

Në hyrje aktualisht po punohet me 4 sportele.

Fluks të shtuar ka pasur edhe në pikat e tjera kufitare me Greqinë.