Fluks automjetesh në pikat kufitare me Greqinë, ja thirrja që ka Konsullata shqiptare për emigrantët

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, konsullata shqiptare në Greqi iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin në konsideratë kthimin në orët e pasdites, pasi paradite ka shumë fluks në pikat kufitare.
Fluksi i paradites sipas tyre shkakton radhë të gjata dhe pritje , prandaj këshillohet që të marrin ën konsideratë orët e pasdites. Ndërkohë që situata pasdite sipas konsullatës është shumë ndryshe pasi nuk ka trafik.
Postimi i plotë:
NJOFTIM Të nderuar qytetarë. Gjatë ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të shtuar të kalimeve nga Shqipëria në Greqi të qytetarëve që kthehen nga pushimet. Nisur nga ky fakt Konsulli i Përgjithshëm z. Arqile Sota sot, më datë 20 gusht, ishte prezent gjatë gjithë ditës dhe u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës. Nga konstatimet rezulton se ky fluks i kalimeve kufitare, gjë që shkakton radhë dhe pritje, ndodh vetëm në orët e para të paradites. Mbas orës 12.00-13.00 dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Sa më sipër ju bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë për të kaluar kufirin. Faleminderit.