Skip to content
Të Gjitha

Fjalimi i parë i Yuri Kim si ambasadore e SHBA: Jemi ende me ju krah për krah

· 2 min lexim

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, mori sot zyrtarisht detyrën.

Në mesazhin e parë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, Kim vuri në dukje marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mbështjetjen e Amerikës për anëtarësimin e Shqipërisë në Ligë e Kombeve, 100 vite më parë.

Ajo theksoi se Shqipëria dhe Amerika morën rrugë të ndryshme pas Luftës së 2 Botërore, por sërish qëndruan pranë njëri-tjetrit.

“Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të. Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompeo më besuan këtë detyrë. 100 vite më parë, presidenti i SHBA ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e beri. Më vonë, SHBA hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Ligën e Kombeve. Siç ne të gjithë e dimë, pas Luftës së Dytë Botërore, të dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën, ne qëndruam pranë njëri-tjetrit. Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim përmes Zërit të Amerikës, i cili jo vetëm transmetonte lajme, por edhe shkëndija shprese. Shkëndija e shpresës ndezi shpejt Shqipërinë, dhe ne qëndruam me ju prej 1990. Është një moment për të cilin duhet të ndiheni krenar e me të drejtë”, u shpreh Yuri Kim.

Gjithashtu  ajo tha në gjuhën shqipe: “Jemi ende me ju krah për krah”

Juri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në ishullin e Guamit.

Ajo ka një karrierë të pasur diplomatike.

Kim ka shërbyer në DASH, si Drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore.

Disa nga postet që ka mbajtur ajo janë:

Drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë

Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.