Fituan betejën me COVID-19, shkon në 99 numri i të shëruarve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 99 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 10 persona të tjerë.

Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 304, në mesin e të cilëve 17 janë viktima.

Në spitalin Infektiv ndërkohë ndodhen 73 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

Ndërsa në spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi”, ndodhen 4 pacientë, dy prej të cilëve janë intubuar.

Ditën e djeshme pati një dyfishim të rasteve në Shkodër, ku u regjistruan 12 raste të reja.

Qyteti më i prekur është Tirana me 146 raste, nddërsa ndjekin më pas Durrësi me 32 dhe Fieri me 25.

Sipas ekspertëve, Shqipëria ndodhen në pikun e epidemisë dhe tashmë rreziku është më i madh.

Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të respektojnë distancat e sigurisë, higjienën dhe të minimizojnë daljet nga shtëpitë.

Shpërndaje
Share.

Komento