Fitoi çmimin nobel në letërsi, austriaku ka mohuar masakrën e Srebrenicës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Peter Handke është fituesi i çmimit Nobel në Letërsi.

Mirëpo 77-vjeçari austriak nuk është shumë i dashur për shqiptarët.

Siç shkruan “Deutsche Welle”, Handke ka qenë një mbështetës i madh i ish-Jugosllavisë.

Ai është rritur afër kufirit slloven dhe ka mbështetur serbët gjatë luftrave ballkanike të vitit 1990.

Në 2006-ën austriaku mori pjesë në funeralin e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili është akuzuar për masakra dhe gjenocide.

Njëkohësisht Handke mohon masakrën e Srebrenicës, ndërsa bombardimin e Serbisë nga NATO, e ka quajtur krim lufte.

Pas pjesëmarrjes në funeralin e Millosheviç, këshilli bashkiak i Dusseldorfit i tërhoqi nominimin për çmimin “Heinrich Heine”.

Shpërndaje
Share.

Komento