Skip to content
Politikë

Fitër Bajrami/ Politika shqiptare uron të gjithë besimtarët, ja mesazhet e tyre

· 1 min lexim

Politikanët shqiptarë kanë përcjellë ditën e sotme urimet e tyre për të gjithë besimtarët myslimanët, të cilët festojnë Fitër Bajrami. Në mesazhet e tyre, politikanët kanë uruar paqe, lumturi e begati për të gjitha familjet shqiptare.

Ja disa prej urimeve të ardhura deri më tani:

Urimi i Kryeministrit Edi Rama

“GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, uron Rama në rrjetet sociale besimtarët myslimanë.

Urimi i Kryetares së Kuvendit

“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit.Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë. Gëzuar Fitër Bajramin, vëllezër myslimanë!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Nikolla.