Skip to content
Të Gjitha

Firmosi urdhër-arrestet për grupin Avdylaj, gjyqtarit të dosjes ‘339’ i hiqet papritur mbrojtja fizike

· 1 min lexim

Komisioni i Mbrojtjes Fizike i ka hequr gjyqtarit Bib Ndreca mbrotjen e posaçme fizike, të marrë që pas firmosjes së urdhër-arresteve për grupin Avdylaj.

Ndreca ka qenë gjyqtar i dosjes së bujshme “Nr.339”, sipas të cilës konfirmohet vjedhja e votave dhe ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve në zonën e Shijakut përmes blerjes dhe shantazhit nga grupi i Avdylajve.

Në këtë dosje është përfshirë edhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është përgjuar duke folur me njërin prej vëllezërve Avdylaj në lidhje me procesin e votimeve në këtë zonë, ndërsa në hetim për këtë çështjeje janë marrë 19 persona.

Nuk bëhen të ditura arsyet e heqjes së mbrojtjes fizike për gjyqtarin, por ndërkohë në mbrojtje vijojnë të jenë dy prokurorët e çështjes.