Skip to content
Rajoni

Firmosen marrëveshjet në Shkup, nga lehtësimi i import-eksporteve te lëvizja e lirë e njerëzve

· 2 min lexim

Tre janë memorandumet që janë firmosur ditën e sotme gjatë Forumit Rajonal Ekonomik mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Memorandumet kanë të bëjnë me marrëveshjen e bashkëpunimit, mbrojtje në rast katastrofsh për tre vendet. Ndërkohë, marrëveshja tjetër ka të bëjë me lehtësi në import-eksporte, me qëllim eliminimin e barrirave në mënyrë që të ketë përfitime në ekonominë e tre vendeve.

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe lejimi i punësimit të lirë në Rajon e më tej lehtësimi i procedurave të përkohshme të qëndrimit, ishin fokusi i marrëveshjes së tretë.

“Marrëveshja e parë për bashkëpunimin, mbrojtjen, katastrofat, që përqendrohet në tre vendet, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

I dyti memorandumi për të lehtësuar eksport-importin, mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellët.

Memorandumi i tretë ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësuar procedurat për leje të përkohshme të qëndrimit”, thuhej në marrëveshjet e firmosura nga tre liderët e Ballkanit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u mblodhën sot në Shkup për Forumin Ekonomik Rajonal. Nga Forumi pritej gjithashtu ndryshimi i emrit për të ashtuquajturin “mini-shengeni Ballkanik”, në “Open Balkan”, pra Ballkani i Hapur.