Skip to content
Të Gjitha

Finalja e Botërorit ‘aktivizon’ politikën në vend, mesazhe të shumta pas fitores së Argjentinës

· 2 min lexim

Finalja e Botërorit Argjentinë-Francë ishte një spektakël i vërtetë që i mbajti të gjithë me “zemër në dorë” deri në mbyllje të lojës.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Argjentinës, e cila me anë të penalltive arriti të triumfojë kundrejt Francës. Ndërkohë që përfaqësues të politikës shqiptare kanë komentuar mbylljen e Botërorit drithërues.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e Argjentinës në Botëror teksa ka ndarë në Facebook një fotografi të Messit me Maradonën. “Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”, shkruan Rama.

Ndërkohë një tjetër urim për Argjentinën ka ardhur nga kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili e quan finalen e sotme si të paharrueshme. Një Finale e paharrueshme, që na dhuroi gjithçka të bukur dhe magjike që ka futbolli! Urime Leo Messit dhe Kampionëve të Botës për kurorëzimin e merituar pas dy dekadash plot dedikim, sakrifica dhe spektakli emocionues të jashtëzakonshëm”, thotë Meta.

Po ashtu edhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, ku e tregon qartë që ishte tifoz me Argjentinën. “Po shikoj FB plot me urime per Argjentinen. Une qe mendoja se isha i vetmi tifoz Argjentinas ne Shqiperi.  Me ne fund pas 32 vitesh tifozllik”, shkruan Korreshi.

Ndërkohë që të tjerë figura të politikës shqiptare  kanë zgjedhur të shpërndajnë foton e Messit me kupë në dorë, teksa “hidhet në ajër” për fitoren emocionuese.