Skip to content
Kryesore

Finale historike në Botëror, Spanja dhe Argjentina shkruajnë historinë me një duel unik

· 1 min lexim

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të mbetet në histori si një përballje e paprecedentë.

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Botëror, në ndeshjen që do të vendosë fituesin e trofeut do të përballen kampionia në fuqi e Europës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut.

Spanja siguroi kualifikimin për në finale pasi eliminoi Francën, ndërsa Argjentina mposhti Anglinë me rezultatin 2-1, duke rezervuar një duel mes dy prej përfaqësueseve më të forta të futbollit botëror.

Kjo do të jetë gjithashtu vetëm finalja e dytë në historinë e Kupës së Botës ku përballen dy vende hispanofone. E vetmja herë kur kishte ndodhur një gjë e tillë ishte në vitin 1930, në finalen e parë të Botërorit, kur Uruguai triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 4-2.

Përballja e 2026-ës premton spektakël, pasi në fushë do të zbresin kampionia e Europës përballë kampiones në fuqi të botës dhe fitueses së Copa América, në një finale që pritet të jetë ndër më të ndjekurat dhe më të rëndësishmet të viteve të fundit.