Skip to content
Aktualitet

Fillon vaksinimi në burgje, Gjonaj: Do të mundësojë rikthimin e normalitetit në institucione

· 2 min lexim

Ministrja e Drjetësisë, Etilda Gjonaj ka bërë me dije se në burgje ka nisur procesi I vaksinimit. Ajo thotë se vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Gjonaj shprehet se ky proces i filluar pas vaksinimit të trupës policore, do të bëjë të mundur edhe më tej lehtësimin e masave në burgje për t’iu rikthyer normalitetit në këto institucione.

Postimi i Gjonajt:

Një lajm i mirë për sistemin penitenciar.

Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.

Vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.

Kujtojmë që në Shqipëri procesi i vaksinimit ka nisur me të mjekët e më pas me të moshuarit e me personat me sëmundje kornike. Më pas është vazhduar me punonjësit e policisë, gazetarët dhe është ulur mosha e vaksinimit deri në 57 vjeç.