Skip to content
Kryesore

Festimet e Vitit të Ri, 16 të lënduar nga fishekzjarret

· 1 min lexim

Në natën e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi efektivët e Policisë në detyrë dhe përcolli urime për qytetarët dhe punonjësit.

Gjatë vizitës, ai vlerësoi përkushtimin e tyre, duke theksuar:

“Bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”

Festimet e Vitit të Ri në sheshet e vendit kaluan pa incidente serioze.

Megjithatë, si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, 16 qytetarë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë larguar për në banesë pas ndihmës mjekësore.

Falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, nuk u raportua asnjë konflikt apo ngjarje e rëndë.

Aktualisht, shërbimet e Policisë vijojnë patrullimin në qytete, rrugë kryesore dhe lokale ku po vazhdojnë festimet.