Festa e Pavarësisë nuk kalon pa sherr në Kosovë, përleshje mes të rinjve në parkimin e lokalit të natës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme Kosova festoi 12 vjetorin e Pavarësisë.

Edhe pse ishte festë, Pavarësia në Kosovë nuk ka kaluar par sherr.

Sipas mediave fqinje, në orët e para të mëngjesit, në parkimin e lokalit “Duplex”, disa persona janë përleshur me armë zjarri.

Gjithashtu gjatë konfliktit janë përdorur edhe mjete të mprehta.

Si pasojë e përleshjes një person ka marrë lëndimetë shumta.

Në një njoftim për mediat, policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa e ka cilësuar si vrasje në tetnativë.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thike) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento