Shkeljet me koncesionin e check-up-it, PD kallëzon në SPAK Manastirliun dhe Beqajn

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme një padi për koncesionin e check-up-it.

Ndër emrat e paditur janë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ministrja aktuale, Ogerta Manastirliu dhe aksionerja kryesore e kompanisë fituese, Vilma Nushi.

Mbi ta rëndojnë 7 akuza, duke filluar që nga shpërdorimi i detyrës e deri te korruspioni pasiv.

Në kallëzimin e PD sqarohen shkeljet në dy faza, në procedurën e dhënies me koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në zbatimin e kontratës.

Gjithashtu në padinë e demokratëve thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore, ndërsa ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke dëmtuar Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Ndër të tjera në padi përmendet fakti, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle dhe kanë lejuar vazhdiminn e shkeljeve të kontratës.

Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, theksohet se të gjitha shkeljet kanë dëmtuar buxhetin e shtetit si dhe kanë cënuar interesin e qytetarëve.

Kujtojmë këtu se ministri Beqaj është paditur edhe nga “Nisma thurje”, për koncesionin e sterilizimit.

Shpërndaje
Share.

Komento