Favore seksuale në këmbim të provimeve, gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun e Elbasanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg për 10 ditë, pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi.

Ky i fundit u arrestua pas skandalit të publikuar në një emision investigativ, duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të 27 provimeve.

Gjithashtu ai i premtonte studentes dhurata, si për shembull masazhe në një qendër estetike në Tiranë.

Prej dy ditësh pedagogu ndodhet i shtruar në spital, pasi shfaqi komplikacione shëndetësore në zemër.

Prokurori i çështjes, Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërsa gjyqtari Bujar Musta vendosi ta lërë 10 ditë në burg.

Gjithashtu pas arrestimit të tij, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, e pezulloi nga detyra, deri në sqarimin e plotë të çështjes.

Shpërndaje
Share.

Komento