Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fauci jep alarmin për rritjen e rasteve me variantin “Delta”

23:51 25/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, dha një alarm të ri të dielën lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen edhe ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.

“Ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha zoti Fauci në një program të kanalit televiziv CNN. “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, tha Anthony Fauci, këshilltari i lartë mjekësor i Presidentit Joe Biden. Në Shtetet e Bashkuara, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë poshtë shifrave kulmore të arritura dimrin e kaluar. Por numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme.

Më shumë se 51,000 infeksione të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të shtunën, një rritje prej 172% gjatë dy javëve të fundit, ndërsa më shumë se 250 vdekje kanë ndodhur çdo ditë gjatë kësaj periudhe.

Qeveria thotë se deri tani më shumë se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit – gati 60% e të rriturve.

Por sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët. Shumë politikanë konservatorë më parë kishin përkrahur një qasje më të kujdesshme ndaj vaksinimeve ose kishin deklaruar se vaksinimi ishte një çështje zgjedhjeje personale. Tani disa prej tyre po shprehin irritim ndaj atyre që nuk pranojnë të vaksinohen.Guvernatorja republikane Kay Ivey nga shteti i Alabamës iu drejtua javën e kaluar të pavaksinuarve: “Këta njerëz po zgjedhin një mënyrë jetese të tmerrshme”, tha ajo.Një guvernator tjetër republikan, Asa Hutchinson i shtetit Arkansa, ka bërë thirrje prej kohësh për vaksinime në shtetin e tij jugor, por ky shtet ka ende një nga nivelet më të ulëta të imunizimeve. Dy adoleshentë vdiqën kohët e fundit nga COVID-19 në shtetin e tij.

“Këto janë kambana alarmi,” i tha ai rrjetit CNN. Megjithatë, ai vuri në dukje, “se rezistenca (ndaj imunizimeve) është shtuar”.

Por zoti Hutchinson shprehu optimizëm se të pavaksinuarit do të ndryshojnë mendimin.

“Njerëzit mund të ndryshojnë rezistencën e tyre,” tha ai. “Këtu duhet të përqëndrohemi”. Zoti Fauci tha se personat e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe kundër variantit Delta. Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 80% që nga mesi i prillit.

Disa qytete, përfshirë Los Anxhelosin në Perëndim dhe Seint Luisin në qendër, kanë vendosur udhëzime të reja për njerëzit që të mbajnë maska në hapësirat e brendshme publike, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Qytetet e tjera po shqyrtojnë direktiva të ngjashme./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Faucijep alarminvarianti delta

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Janë identifikuar 7 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci (Emrat)

Janë identifikuar 7 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci (Emrat)

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English