Skip to content
Politikë

Fatos Nano në terapi intensive/ Rama: Shpresoj të dalë njësoj siç doli 20 vite më parë nga burgu politik

· 1 min lexim

Teksa ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në një gjendje kritike shëndetësore, ai është bërë pjesë e Asamblesë Kombëtare të PS-së nëpëmjet fjalës së Ramës.

Kryeministri Edi Rama është shprehur edhe se shpreson që paraardhësi i tij si kryetar i PS-së, Fatos Nano të shërohet sa më shpejt.

Rama u shpreh se shpreson që Nano të dalë nga “burgu i terapisë intensive, ashtu siç doli nga burgu politik para 26 vitesh”.

Sa i përket burgosjes politike të Nanos, Rama deklaroi se ish-kryeministri u burgos nga “një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”.

“Shpresoj që ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore dhe të dalë me shëndet , me humor dhe jetë të gjatë nga burgu i terapisë. Siç doli 20 vite më parë nga burgu politik ku e futi një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”, u shpreh Rama.