Fatos Nano kandidon për deputet në PS? Rama jep përgjigjen
Pas përfundimit të asamblesë së PS, Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Fatos Nano do të rikthehet tek socialistët.
Ndërkohë, në përgjigjen e tij Rama ka lënë të kuptohet se Nano nuk do kandidojë për deputet.
‘’Fatos Nano s’ka nevojë të kandidojë, është lider historik i PS. I ka dhënë çka patur dhe tani jep me zemërgjërësi eksperiencën e tij me këshilla. Siç do bëj unë kur mos jem më kryetar. Dhe s’ka pse të bëjmë audiencë me lajme të tilla pa lidhje. ‘’- tha Rama.
/GazetaReforma.com/