Skip to content
Të Gjitha

Familjarët e 25-vjeçares protestë tjetër para spitalit: Të bashkohet kush e ndien!

· 1 min lexim

Vdekja e 25-vjeçares në maternitetin  e Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në Elbasan vetëm një orë pasi kishte lindur, ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të dhimbshme.

Kështu që familjarët e Rexhina Dobrovës kanë vendosur që të protestojnë edhe ditën e sotme, por këtë herë para maternitetit.

Protesta do të nis në orën 10:00 dhe në lajmërimin e nxjerrë nga familjarët e saj thuhet që gjithkush që e ndien se duhet ta bëjë diçka të tillë mund t’ju bashkohet me një qiri në dorë para spitalit.

Protesta e sotme pason atë të ndodhur ditën e djeshme para Gjykatës së Elbasanit, ku edhe u dha verdikti për dy mjekët e arrestuar.