Dy shtetas të huaj kanë rënë sot në prangat e policisë kosovare pasi kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e 2 këmbimoreve në Prishtinë.
Ata janë munduar të këmbejnë kartëmonedha të euros, me kartëmonedha të dollarit amerikan, për të cilat u dyshua që ishin të falsifikuara.
Dy të arrestuarve u janë konfiskuar 4910 euro, 2484 dollarë amerikanë dhe 440 lira turke.
“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
(BalkanWeb)