Skip to content
Të Gjitha

Fabrika e peshkut shkatërron lumin Shkumbin, banorët: Na kanë kërcënuar me armë, duan të na marrin tokat!

· 2 min lexim

Ditën e sotme banorët e njësisë Administrative Labinot -Fushë në Elbasan kanë dalë në protestë për problemin që ata i shqetëson në lidhje me ndotjen e ajrit dhe të lumit Shkumbin nga fabrika e peshkut “Rozafa” ose “Rozafa-Fish City”.

Problemi kryesor i tyre është edhe rrëmbimi i pronave që po bëhet nga pronari i këtij biznesi Gjergj Luca.

Banorët shprehen para kamerës së “Fax News” se edhe janë kërcënuar nga drejtuesit e këtij biznesi.

Ata gjithashtu u shprehën se nga ana e policisë nuk i ka ardhur asnjë mbështetje dhe po rrezikojnë të humbasin pronat edhe pse janë autoktonë.

Banori i kërcënuar tha se çështja e tij është në Prokurori nën hetim.

Ai tha:

“Më kanë kërcënuar, tokën e kam me tapi, me një tapitë vjetër.

Ndihem i kërcënuar në radhë të parë si familja ime edhe unë, u bëj thirrje të gjithëve nga presidenti deri te kryeministri, sepse ndihem i kërcënuar.Ne kemi bërë disa kërkesa edhe në polici edhe në njësinë administrative, nuk na janë përgjigjur fare.

Kur ne ishim të izoluar në shtëpi, kamionët e Rozafës vazhonin shkarkonin mbetje dhe nuk vinte policia, më në fund erdhi një patrullë dhe ajo u largua.

Vajtëm te administratorja i thamë hajde se kështu është puna, nuk erdhi dhe tani u detyruam të dalim në protestë.

Thirrja jonë sot është mos të ndotin ambientin, mos të na marrin ujin”.

Ndërsa sa i përket ndotjes së lumit Shkumbin, banorët u shprehën se fabrika i hedh mbetjet direkt në lumë, dhe siç duket nga pamjet, uji ka marë një ngjyrë të kuqërremtë.

Nga ky ujë Elbasani furnizohet me ujë të pijshëm.

I pranishëm në protestë ishte edhe ish deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili tha se kjo është një kauzë e të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe jo vetëm e banorëve të zonës.

“Nëse nuk do të ketë zgjidhje dhe reagim, ne do të përshkallëzojmë protestat dhe do të bllokojmë aksin Elbasan-Librazhd”, u shprehën banorët.