Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Evakuime në Livinë dhe Ardhasovë në Finiq, Hidrocentrali i Bistricës në rrezik

08:29 10/08/2025
Reading Time: 1 min lexim
Evakuime në Livinë dhe Ardhasovë në Finiq, Hidrocentrali i Bistricës në rrezik

Një natë e gjatë dhe e vështirë ka goditur zonën e Finiqit, ku forcat zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga pesë mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 efektivë të Forcave të Armatosura, kanë luftuar pa ndërprerje për të përballuar disa vatra zjarri të fuqizuara nga era e fortë.

Flakët janë përhapur në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj, duke krijuar rrezik të madh për banorët dhe infrastrukturën.

Për shkak të situatës kritike, autoritetet kanë evakuuar përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa ekipe të specializuara kanë ofruar ndihmë mjekësore për të moshuarit.

Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion emergjent për të ndaluar përhapjen e flakëve drejt Hidrocentralit të Bistricës, një nga objektet strategjike të zonës.

Për shuarjen e plotë të zjarrit, pritet ndërhyrje nga ajri gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë është kufizuar deri në përfundimin e operacioneve.

Forcat në terren vijojnë kontrollin e zonave të prekura, duke monitoruar çdo pikë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta të parashikuara.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: finiqzjarr

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Mijëra njerëz protestojnë nga Jerusalemi në Tel Aviv

Mijëra njerëz protestojnë nga Jerusalemi në Tel Aviv

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English