Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eurot e kokainës u fshehën nën rrënjët e ullinjve, Franc Çopja: Investoni në ar, nën tokë do dëmtohen

11:17 12/08/2025
Reading Time: 3 min lexim
Eurot e kokainës u fshehën nën rrënjët e ullinjve, Franc Çopja: Investoni në ar, nën tokë do dëmtohen

Një organizatë kriminale shqiptare e trafikut të drogës, nën drejtimin e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, dyshohet se ka përfituar miliona euro nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas dosjes së SPAK, anëtarët e këtij grupi të fuqishëm kontrollonin edhe çmimin e kokainës në tregun evropian, ndërsa miliona euro në para të gatshme kalonin përmes tyre drejt Shqipërisë.

Franc Çopja, i njohur gjithashtu si Franc Gergely, i cili u arrestua në Belgjikë, drejtonte nga atje operacionin që përfshinte pritjen e drogës nga Amerika Latine në Evropë dhe grumbullimin e parave. Pasi siguronin shumën e eurove, ato dërgoheshin në Shqipëri, ku përgjegjës për menaxhimin dhe ruajtjen e tyre ishte Ervis Çela.

Falë bashkëpunimit të SPAK me Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese europiane, u arrit zbulimi i këtij rrjeti kriminal, përmes analizës së komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC.

Dosja e SPAK përmban biseda të detajuara mes anëtarëve të organizatës, ku përmenden mënyrat e transferimit të parave në Shqipëri. Gjithashtu, janë përfshirë edhe fotografi që tregojnë tufa me euro, të shkëmbyera brenda grupit.

Në një komunikim të regjistruar në dhjetor të vitit 2020, Ervis Çela i informon Franc Çopjas se disponon 200 rrënjë ullinj, ku planifikonte të groposë paratë poshtë tyre. Megjithatë, Franc Çopja këshillonte investimin e parave në lingota ari, duke paralajmëruar se depozitimi i parave nën tokë mund t’i dëmtonte ato.

Kjo dëshmi reflekton mënyrën se si anëtarët e organizatës tentonin të fshehnin dhe ruanin shumën e madhe të parave të përfituara nga trafiku i drogës.

Pjesë nga biseda e Ervis Çelës me Franc Çopja:

Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.
Franc Çopja: Aahaha…kthej flori. Mos fut lek n tokë. Më dëgjo mu…
Ervis Çela: S’ka flori…Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika…
Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky…Po mblidhi avash avash…Por mos fut lek n tok… Se t prishen..
Ervis Çela: E di që prishen lekët.
Në datë 13 Dhjetor 2020, në orën 21:07, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela me të cilin dyshohet se bisedojnë në lidhje me fshehjen e parave cash dhe sasinë e parave të akumuluara prej tyre.
Ervis Çela: Marove tu bo gropa?
Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani…
Ervis Çela: Do ja kalosh lales?
Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll…Ahahaha…
Ervis Çela: Ahahaha…i bone 10?
Ardjan Çela: Lala ka më shumë…Po
Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen…Ahahaha…
Ardjan Çela: Flasim më vonë…
Më datë 14.12.2020, në orën 17:03 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Riza Çela të cilit i shkruan se ka akumuluar një vlerë monetare prej më shumë se 100 milionë euro.

Në megaoperacionin e SPAK për goditjen e kësaj organizate kriminale, u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Ervis Çelën edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.

I vetmi me masën sigurie më të butë është Riza Çela, i cili u la në “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy shoferët e autobusëve, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa, të cilët sillnin paratë në Shqipëri. I arrestuar më herët në Belgjikë është Franc Çopja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: euroFranc Copja

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur

Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English