Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Europol zbulon bandat më të rrezikshme të Europës, shqiptarët kryesojnë me drogën

17:00 08/04/2024
Reading Time: 4 min lexim

Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol ka analizuar për herë të parë bandat “më të rrezikshme” të kontitentit europian duke treguar kështu përmasat mjaft shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë. Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol. Raporti (05.04.) u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre.

Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksinojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohetnë tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit çdo e dyta bandë është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore e të tjera.

Bandat shqiptare kryesojnë me drogën

Rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE më së shumti vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol. Rrjetet shqiptare të përbërë kryesisht nga anëtarë shqiptarë të bandave janë kryesisht të përqëndruar në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së ata operojnë në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në vendin origjinë, Shqipëri.

Europol përmend si sukses në raport shkatërrimin e një bande të madhe shqiptare të drogës në 25 maj 2023, që sillte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga sillej në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Europë. Bandat shqiptare janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Tregu ilegal i drogës është një nga shkaqet kryesore për dhunën dhe të ardhurat e bandave”, ka thënë ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, pas prezantimit të raportit. Aktivitetet kriminale të bandave po shfaqen gjithnjë e më shpesh në publik dhe rrezikojnë sigurinë e popullsisë, është shprehur ministrja e Brendshme belge. Në shumë qytete të BE janë shtuar deliktet e drogës dhe luftërat për pushtet mes bandave. Për t’i ikur përndekjes ligjore shumë banda përdorin adoleshentët për tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Korrupsioni dhe dhuna në rend të ditës

Bandat nga Ballkani Perëndimor, ka theksuar Europol, janë tejet brutale. “Disa prej këtyre bandave janë të specializuara ose kanë pjesëmarrje të lartë tek dhuna ekstrene, rrëmbime dhe ekzekutime profesioniste, korrupsion, larje parash, tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese, falsifikim dokumentesh”, thuhet në raportin e autoritetit policor të BE.

Korrupsioni është element kryesor i bandave për të depërtuar në portet dhe zinxhirët e logjistikës. Duke u bazuar në koordinatorët lokalë dhe bashkëpunëtorët e tyre, rrjetet kriminale depërtojnë portet duke korruptuar personelin. Europol merr si shembull, Anversin belg. Aty është aktiv një klan familjar belgo-shqiptar, i specializuar për sjelljen e hashashit nga Spanja, dhe furnizime kokaine nga porti i qytetit. Klani mbështetet nga punonjës të korruptuar të portit, thekson Europol.

Banda si organizata me struktura të qarta

Bandat më të mëdha janë të organizuara me struktura të qarta të hierarkisë dhe bazohen në familje apo klane. Për të mos u zbuluar 86% e bandave përdorin “struktura legale të tregtisë”, sipas raportit të Europol. Shpesh fitimet nga tregtia me drogën investohen në ndërtimtari, ekonominë e imobiljeve si edhe logjistikë dhe hoteleri. Si shembull të një organizimi profesionist kriminal dhe të investimit të fitimeve, raporti i Europolit përmend familjet e Ndraghetas në Itali.

Europol ka të dhëna, se përfitimet nga tregtia me drogën dhe armët, kjo organizatë kriminale i investon kudo në Europë, si në imobilje, gastronomi, supermarkete dhe hotele. Kurse Serbia duket si një vend qendror për modifikimin e makinave të vjedhura. Vendet më të prekura janë Gjermania, Polonia dhe Serbia. Bandat që merren me tregtinë e kokainës janë shumë më aktive në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Rrjetet kriminale që merren me trafikimin dhe shfrytëzimin e fuqisë punëtore veprojnë kryesisht në Gjermani, Holandë, Poloni dhe Ukrainë, njerëzit që shfryrtëzohen më shpesh vijnë nga Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Uzbekistani.

“Ne e dimë kush janë ata”

Drejtoresha e Interpolit, Catherine de Bolle tha gjatë prezantimit të raportit në Bruksel (05.04.). “Ne e dimë kush janë ata, si janë të organizuar, me kë bashkëpunojnë dhe si përpiqen t’i dredhojnë policisë.” Kurse komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johansson tha në Bruksel se “krimi i organizuar është një nga rreziqet aktuale më të mëdha për sigurinë e qytetarëve, fëmijëve dhe tanë dhe rinisë, demokracisë përmes korrupsionie dhe dhunës ekstreme”.

Shqetësim për autoritetet policore në BE, është jo vetëm tregtia e kokainës ku fokusohen shumë banda, por edhe vërshimi në treg i drogave sintetike gjithnjë e më të rrezikshme. E ashtuquajtura droga “zombi” po shfaqet në Belgjikë dhe vende të tjera gjithnjë e më shpesh- Këtu bëhet fjalë për ksylacin, një substancë që përdoret në veterinari për të qetësuar kafshët.

Rrjetet kriminale shtrihen nga dy deri në shtatë vende. Europol ka kërkuar një bashkëpunim më të madh mes autoriteteve të policisë në Europë dhe Europolit. /DW

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Europol

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë

Fushata e Trump grumbullon fonde rekord, reagon ekipi i Biden

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English