Skip to content
Kryesore

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik

· 1 min lexim

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Andrea Tedesco, ka shpallur listën zyrtare me 20 futbollistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Ky turne është një ngjarje historike për vendin tonë, pasi zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet intensive, ndërsa sfida e parë në fazën e grupeve do të jetë ndaj Portugalisë, të hënën më 19 maj në “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë:

  • Daniel Çuli
  • Raffaele Huli

Mbrojtës:

  • Fabjano Nuhaj
  • Lucas Çekrezi
  • Kris Gecaj
  • Fabian Hallidri
  • Darli Kurti
  • Hassan Haradini
  • Leon Sylejmani

Mesfushorë:

  • Andreas Llana
  • Alex Ramku
  • Evangjelos Gjoka
  • Dijar Ferati
  • Rikardo Sheji
  • Enis Rexhepi
  • Alen Vukaj

Sulmues:

  • Leon Darius Myrtaj
  • Gabriel Kulla
  • Arman Durmishi
  • Dajan Durmishi

Përballjet e tjera të grupit për Shqipërinë janë ndaj Gjermanisë më 22 maj në orën 18:00 dhe ndaj Francës më 25 maj në orën 20:30. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në “Elbasan Arena”.

Kombëtarja U-17 do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas për të bërë një paraqitje dinjitoze përballë emrave të mëdhenj të futbollit europian.