Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euro marshon sipër 109 lekëve, arrin nivelin më të lartë që prej 1 qershorit

14:27 24/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Euro shënoi për të dytën ditë radhazi një rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të enjten me 109.08 lekë, në rritje të mëtejshme me 1.45 pikë që nga dita e djeshme.

Euro është rritur me më shumë se 3 lekë që nga fillimi i kësaj jave, ndërkohë që ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 1 qershor.

Rritja e Euros po vazhdon të tërheqë pas vetes edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u rikthye sipër vlerës së 100 lekëve për herë të parë që nga fillimi i muajit qershor.

Monedha amerikane u këmbye me 100.54 lekë, në rritje me tre lekë që nga fillimi i javës. Rritje në përmasa të ngjashme ka regjistruar edhe Paundi Britanik, që arriti të enjten vlerën e 127.38 lekëve, vlera më e lartë që prej fundit të muaji maj.

Sipas burimeve nga tregu, në ditët e fundit po vërehet një kërkesë e madhe për blerje nga bankat tregtare, veçanërisht nga njëra prej bankave të mëdha të sektorit. Periudha të tilla të shkurtra blerjesh janë vërejtur edhe herë të tjera gjatë këtij viti.

Një kërkesë e tillë mund të vijë si rezultat i një kërkese të lartë nga klientët e bankës ose për shkak të nevojës për të mbyllur pozicionet e hapura në valutë, nga shitjet e realizuara më parë.

Në këtë periudhë, është e vështirë të shpjegohet një kërkesë e madhe për valutë nga tregu, që të shpjegojë një rritje kaq të fortë të kursit të këmbimit të Euros.

Për momentin, as Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, një nga blerësit e mëdhenj në tregun valutor, nuk është duke kryer ndonjë procedurë të rëndësishme të importit të energjisë.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet që shoqëri të mëdha tregtare të kenë vendosur të kryejnë blerje të mëdha të euros në këtë periudhë për nevojat e ardhshme, duke pasur parasysh se sezoni veror është drejt mbylljes.

Një mundësi tjetër mund të jetë edhe blerja e valutës për nevojat e shpërndarjes së dividendëve nga banka ose korporata të tjera të mëdha. Për shembull, vetëm Banka Kombëtare Tregtare për këtë vit ka vendosur të shpërndajë fitim në vlerën e 50 milionë dollarrëve amerikanë, bazuar në vendimin e Asamblesë së aksionerëve.

Rritja e shpejtë e kursit të Euros iu jep frymëmarrje atyre sektorëve që ishin dëmtuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane, kyresisht eksportuesve të mallrave dhe bizneseve të turizmit. Rritja e euros iu mundëson bizneseve të akomodimit, që i sigurojnë të ardhurat kryesisht në euro, të sigurojnë më shumë frute nga sezoni turistik, që u karakterizua nga një numër rekord turistësh, por edhe çmimet në rritje.

Megjithëse ngelet për tu parë nëse rritja e Euros do të jetë e qëndrueshme, forcimi i monedhës europiane nga ana tjetër do të shtojë presionet inflacioniste në ekonomi. Leku i fortë ka qenë një nga barrierat që e ka mbrojtur pjesërisht ekonominë shqiptare nga rritja e fortë e çmimeve të mallrave në tregjet e huaja.

Gjithashtu, Leku i fortë ka mundësuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera. Një dobësim i qëndrueshëm i Lekut në kursin e këmbimit me shumë të ngjarë do të pasohet nga një rritje e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë në vjeshtë./Monitor/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Vazhdojnë SKANDALET e kompanisë “ONE”, mijëra abonentë mbeten pa shërbim

Vazhdojnë SKANDALET e kompanisë “ONE”, mijëra abonentë mbeten pa shërbim

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English