Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euro fiton terren, kthehet sipër 105 lekëve për herë të parë që nga fundi i korrikut

16:48 16/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me Lekun gjatë kësaj jave dhe është kthyer sipër nivelit të 105 lekëve për herë të parë që nga fundi i muajit korrik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të mërkurën me 105.09 lekë, në rritje me 1.26 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Forcimi i Euros ka shtyrë në rritje edhe kursin e valutave të tjera. Dollari Amerikan u këmbye sot me 96.2 lekë, në rritje me 1.65 lekë që nga fundi i javës së kaluar.

Paundi Britanik u këmbye me 122.72 lekë, në rritje me 2.7 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Edhe për Paundin, njëlloj si për Euron, bëhet fjalë për vlerën më të lartë që nga data 28 korrik. Pas mesazheve të dhëna nga Banka e Shqipërisë në fillim të këtij muaji, kursi i Euros u duk lehtësisht më i stabilizuar, duke qëndruar për disa ditë në nivelet e 103-104 lekëve.

Ringritja e lehtë e Euros në kursin e këmbimit mund të shpjegohet pjesërisht me zbutjen e elementit sezonal. Të dhënat historike tregojnë se gjatë sezonit veror kursi i Euros e arrin nivelin më të ulët në fillimin e muajit gusht, ndërsa në vazhdim ka një tendencë të lehtë të korrektimit në rritje.

Në fund të kësaj jave, Banka e Shqipërisë do të zhvillojë ankandin e dytë të blerjes së valutës për muajin gusht. Shuma e parashikuar për tu blerë në raundin e parë është 5 deri në 9 milionë euro, por duke marrë në konsideratë ankandet e mëparshme pritet që, duke përfshirë edhe raundin e dytë të ankandit, blerjet të arrijnë deri në 17-18 milionë euro. Përgjithësisht, efekti i ankandeve të Bankës së Shqipërisë është më i ndjeshëm në ditët pararendëse, kur subjektet që marrin pjesë në ankand mund të dalin në pozicion blerjeje.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë -220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Një faktor tjetër që mund të fillojë të ndikojë tregun valutor në vazhdim është edhe importi i energjisë elektrike. Në pjesën e parë të vitit, prodhimi i bollshëm i energjisë në vend nuk krijoi nevojë për të importuar energji elektrike.

Por, në dy muajt e fundit, rënia e prodhimit ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të rifillojë importet e energjisë. Duke marrë në konsideratë se importet prekin vlera të konsiderueshme, ky faktor mund të ketë ndikuar në rritjen e kërkesës për valutë./MONITOR

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Eksperti britanik tregon shkaqet e zhvlerësimit të rublës

Eksperti britanik tregon shkaqet e zhvlerësimit të rublës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.