Skip to content
Të Gjitha

Eskorta e Ramës aksident? Garda: “Ja çfarë ndodhi”

· 1 min lexim

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka qenë duke udhëtuar sot drejt Beratit, një prej makinave të eskortës është përfshirë në aksident.

Burime nga Garda bëjnë me dije se një trajler i ka prerë rrugën mjetit të eskortës i cili është dëmtuar lehtë.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar dhe sipas ekspertizës, e cituar nga Garda faji për aksidentin ishte i trajlerit.

Aksidenti ndodhi pranë Gosës në Kavajë.

Kujtojmë se i pari që foli për ngjarjen ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili publikoi mesazhin e qytetarit dixhital dhe fotot nga aksidenti.