“Është nder të isha mik i kryeministrit”, Rama: Duam të bashkëpunojmë me Hungarinë

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë në Hungari, ku është takuar edhe me kryeministrin Viktor Orban. Rama tha se ishte nder të ishte mik i kryeministrit dhe të shkëmbente pikëpamje mbi temat që përmendi. Ai e quajti Hungarinë një vend ku ka shumë dije dhe përvoja mbreslënëse, ndërsa shprehu mirënjohjen për Orban për mbështetjen që ka dhënë nëtransferimin e dijes. Rama tha se bashkëpunimi me Hungarinë nuk duhet të jetë vetëm në ekonomi, por edhe në kulturë e arsim.
“Është nder që të isha mik i kryeministrit dhe të kisha mundësi të shkëmbeja me të pikëpamjet për temat që përmendi, por së pari për ti kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit dhe integrimit.
Në këndvështrimin tonë Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ka përvoja të pabesueshme mbresëlënëse, jam shumë mirënjohës kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për transferimin e dijes. Duam të bashkëpunojmë jo vetëm në ekonomi, por kulturor dhe arsim.
Atë çfarë ka bërë Hungaria për të përmirësuar arsimin dhe mbështetur të rinjtë e talentet për të inkurajuar familje që ta shohin të ardhmen dhe me sa më shumë shpresë është frymëzuese.
Jam mirënjohës dhe pres me padurim bashkëpunimin”, tha Rama.