Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin, do të kenë pasoja

16:36 16/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se, Kosova do të përballet me pasoja nëse vazhdon të injorojë këshillën e Shteteve të Bashkuara – që kryetarët e rinj shqiptarë të mos punojnë nga ndërtesat komunale në veri.

Ai ka thënë në një konferencë online për media se, gjithçka që ka bërë SHBA-ja në 90 ditët e fundit, ka qenë në favor të Kosovës.

“Serbia nuk ka dashur që të shkojë përpara aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ne e kemi mbështetur. Serbia ka dashur që Kosova t’i anulojë zgjedhjet, por ne i kemi mbështetur, Serbia ka dashur që zgjedhjet të shpallen të paligjshme për shkak të daljes së ulët, ne i kemi mbështetur ato, Serbia nuk ka dashur që të njihet legjitimiteti i kryetarëve të rinj, ne i kemi njohur ata. Dhe e sfidoj gjithsecilin që të gjejë diçka që ne kemi bërë, e që nuk ka shkuar në të mirë të Kosovës”.

Escobar ka thënë se ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion, por pasoja.

“Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një shtet dhe një lider nuk mund të kenë në dorë drejtimin e gjithë rajonit dhe stabilitetin evropian. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin, do të kenë pasoja”.

Sipas tij, përshkallëzimi është duke krijuar kushte të vështira për rajonin, dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, prandaj të dyja palët kanë rol në uljen e tensioneve.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri:

  • Shtensionimin e situatës atje
  • Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
  • Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përgjatë konferencës, Escobar ka thënë se, “ndonëse është e vërtetë që Serbia nuk ka përparuar në nivelin që e kemi dashur, sa i përket krijimit të raporteve paqësore me Kosovën, mund të them se shumë prej çka është duke ndodhur prej nëntorit, ka qenë për shkak të veprimeve të njëanshme të Kosovës, për të gjetur zgjidhje, për të cilat nuk është koordinuar me komunitetin ndërkombëtar”.

Por, ai ka shtuar se ka elementë në të dyja palët, që e ushqejnë krizën.

“Është shumë e qartë se ka elementë – dhe ne e kemi ditur gjithmonë këtë – në spektrin politik të Serbisë, që e çojnë përpara retorikën nacionaliste kur është fjala për Kosovën. Diçka e tillë është jashtëzakonisht e dëmshme, jo vetëm për serbët, por për gjithë rajonin”.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në takimin që do të mund të mbahet në Bruksel javën e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, nën organizim të kryediplomatit evropian, Josep Borell, Escobar ka thënë se ende është duke u punuar në takim.

“Varësisht prej përgatitjeve që do të kemi, do të vendosim nëse do të shkoj në Bruksel. Por, pa asnjë dyshim, këto përpjekje do ta kenë mbështetjen amerikane”.

Kurti ka thënë më herët gjatë së premtes se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takim./REL

Të tjera

Aksident i tmerrshëm në Shkodër/ Kamioni i bëri copash, humb jetën 44-vjeçari, plagosen rëndë tre të tjerë
Aktualitet

Aksident i tmerrshëm në Shkodër/ Kamioni i bëri copash, humb jetën 44-vjeçari, plagosen rëndë tre të tjerë

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Shkodrën, ku një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një personi dhe...

13:41 18/08/2025
Viti i ri shkollor 2025-2026 nis më 8 shtator, zbulohet kalendari i plotë i pushimeve dhe provimeve
Aktualitet

Viti i ri shkollor 2025-2026 nis më 8 shtator, zbulohet kalendari i plotë i pushimeve dhe provimeve

Ministria e Arsimit ka shpallur sot zyrtarisht datat e nisjes dhe përfundimit të vitit të ri shkollor 2025-2026 për arsimin...

11:42 18/08/2025
Para
Kushtetuesja i del përsëri në krah qeverisë, rrëzon kërkesën e opozitës për marrëveshjen e Portit të Durrësit

Kushtetuesja i del përsëri në krah qeverisë, rrëzon kërkesën e opozitës për marrëveshjen e Portit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident i tmerrshëm në Shkodër/ Kamioni i bëri copash, humb jetën 44-vjeçari, plagosen rëndë tre të tjerë

Aksident i tmerrshëm në Shkodër/ Kamioni i bëri copash, humb jetën 44-vjeçari, plagosen rëndë tre të tjerë

13:41 18/08/2025
Viti i ri shkollor 2025-2026 nis më 8 shtator, zbulohet kalendari i plotë i pushimeve dhe provimeve

Viti i ri shkollor 2025-2026 nis më 8 shtator, zbulohet kalendari i plotë i pushimeve dhe provimeve

11:42 18/08/2025
“The Telegraph”: Rënia e shpejtë e klanit Çela-Çopja, perandorëve shqiptarë të drogës

“The Telegraph”: Rënia e shpejtë e klanit Çela-Çopja, perandorëve shqiptarë të drogës

10:44 18/08/2025
Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi: 18 gusht 2025

00:42 18/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.