Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ervin Salianji reagon nga burgu për hapjen e kapitujve negociues me BE-në

13:06 26/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu lidhur me cështjen e hapjes së kapitujve të parë negociues mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Përmes një letre, Salianji përmend se është lajm i mirë avancimi i Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

Por e quan të vonuar gjithë procesin dhe për këtë akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si “autokrat”.

Reagimi i Ervin Salianji

Kënd nga qelia nr.6

Për Shqipërinë në BE.

Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara. Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.

Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, serish e ne çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë.

Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe levdatat.
Janë thjesht kortezia e protokollit.
Eshtë shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.
Nuk besoj të ketë një vend të rajonit tonë, ku qytetarët me vokacionin dhe aspiratat, vlerat e parimet ku qendrojnë, të kenë shkuar shumë më përpara shumë më herët drejt Perendimit, se sa udhëheqësit e tyre.
Të gjitha ngjarjet tregojnë madje se rilindja ka qënë pengesë, e pengesë serioze në rrugën e integrimit. Sfidat më të vështira që ka hasur dhe përballet edhe sot vendi ynë, janë korrupsioni dhe krimi e lidhjet e tij me politikën. Nëse dikush bën pyetjen se kush është burimi më i madh për këto dy fenomene, çdokush do të drejtojë menjëherë gishtin nga qeveria.
Po nëse qendrojmë në këtë terren, në këtë argument, është dikush që sot duhet falenderuar për kontributin në këtë drejtim. Eshtë Opozita, Partia Demokratike, dhe kjo duhet thënë pa droje, pa asnjë kompleks. Në këtë sens, ne kemi bërë më shumë se qeveria për integrimin. Aferat më të mëdha korruptive sot, të cilat shënohen si rekorde të luftës që po i bën drejtësia, janë zbuluar dhe janë denoncuar, madje edhe referuar nga Opozita. Në asnjë rast të vetëm qeveria nuk ka prodhuar një kontroll, një audit, ku të ketë gjetur shkelje e të jetë “vetkorigjuar”.

Edi Rama reagon gjithnjë pas vaktit, dhe hajdutëritë e mëdha e ka zakon t’i emërtojë si gjëra të vogla, si fruta. Kush më shumë se sa ne, se sa Opozita ka luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë.

Një betejë pa ndalim dhe jo me pak kosto, jo me pak sakrifica. Një sakrificë është dhe këndi nga ku po shkruhet ky shënim, me laps e me letër. Ky pozicionim nuk ishte një spontanitet, një produkt rrethanash, aspak. Por, një zgjedhje, një vlerë që u mbajt në mënyrë konsistente, pa hezitim, në 12 vite. Skena publike dhe politike sot është më e pastër prej angazhimit pa kompromis të demokratëve. Me denoncime me emra me fakte, ja dolëm që shumë të inkriminuar dhe banditë të ktheheshin atje ku e kishin vendin.

Cila ishte zgjedhja e qeverisë dhe e kryeministrit në këtë rast? Të gjithë e panë së fundmi, listën e deputetëve të Durrësit. Si qe bërë përzierja, si qenë vendosur emrat, dhe kush kishte lobuar për vendet e sigurta. Me firmën e kryetarit të PS, krimi i organizuar ja ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese, aty ku bëhen ligjet e vendit. Nga kjo pikëpamje, është Opozita, janë demokratët që kanë gjakuar për Evropën. Janë qytetarët që kanë dhënë mundin e punën e tyre. Është shoqëria që ka kulturalisht busullën kah perëndimi. Është dhe qeveria që ka ngritur çdo herë pengesa.

Rezultati? Kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë. E sot pas 12 vitesh despoti është vlera më anti-evropiane që ka Shqipëria.

Etiketa: negociatatsalianji

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Tentoi të vriste prindërit, Gjykata e Fierit merr vendimin

Tentoi të vriste prindërit, Gjykata e Fierit merr vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.