Erion Veliaj përballet me akuzë të re – SPAK e merr në pyetje për 90 minuta

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po thellohen, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar një akuzë të re. Pas akuzave për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Veliaj tashmë përballet edhe me një vepër tjetër penale.
Akuza ndaj Veliajt
Sipas burimeve nga SPAK, Veliaj është akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, kryer në bashkëpunim, sipas nenit 324A/2 të Kodit Penal. Kjo vepër penale parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vite burg.
Akuzat e reja erdhën pas verifikimeve nga SPAK, të cilat zbuluan se kryebashkiaku Veliaj i kishte marrë telefonin një gardiani burgu dhe kishte komunikuar me persona të tjerë. Ky veprim është konsideruar një shkelje e rëndë dhe ka çuar në regjistrimin e veprës së tretë penale ndaj tij.
Marrja në pyetje nga SPAK
Sot, Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij. Marrja në pyetje zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Ky zhvillim e vë Veliajn në një pozitë gjithnjë e më të vështirë ligjore, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë. SPAK pritet të dalë me një qëndrim përfundimtar mbi çështjet e hapura kundrejt tij në javët në vijim.
Lexo më tej
Lara Colturi shkëlqen në Finlandë, e dyta në garë dhe e para në Kupën e Botës!
Shqipëria vijon sukseset sportive në Finlandë. Pas paraqitjes së Kombëtares së futbollit pak ditë më parë, këtë herë…
Aksident tragjik pranë tunelit të Murrizit, dy të vdekur dhe pesë të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy viktima dhe pesë persona të plagosur ka ndodhur paraditen e…
Rama riformaton PS-në: Largon Ballën, Veliajn e Manastirliun, Balluku nën hetim nga SPAK, në rresht të parë
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit, solli një tjetër riorganizim…
Kaos digjital në 74 vende! Defekti i Microsoft paralizon Teams dhe Outlook
Një ndërprerje masive në infrastrukturën e Microsoft-it ka shkaktuar probleme në të paktën 74 vende, duke nxjerrë jashtë…