Erion Veliaj përballet me akuzë të re – SPAK e merr në pyetje për 90 minuta

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po thellohen, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar një akuzë të re. Pas akuzave për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Veliaj tashmë përballet edhe me një vepër tjetër penale.
Akuza ndaj Veliajt
Sipas burimeve nga SPAK, Veliaj është akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, kryer në bashkëpunim, sipas nenit 324A/2 të Kodit Penal. Kjo vepër penale parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vite burg.
Akuzat e reja erdhën pas verifikimeve nga SPAK, të cilat zbuluan se kryebashkiaku Veliaj i kishte marrë telefonin një gardiani burgu dhe kishte komunikuar me persona të tjerë. Ky veprim është konsideruar një shkelje e rëndë dhe ka çuar në regjistrimin e veprës së tretë penale ndaj tij.
Marrja në pyetje nga SPAK
Sot, Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij. Marrja në pyetje zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Ky zhvillim e vë Veliajn në një pozitë gjithnjë e më të vështirë ligjore, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë. SPAK pritet të dalë me një qëndrim përfundimtar mbi çështjet e hapura kundrejt tij në javët në vijim.
Read next
Zinxhir i rëndë vrasjesh në Gjilan/ 27-vjeçari vret vajzën 3-muajshe, mbytet nga babai i tij me litar
Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur Gjilanin në Kosovë, ku një foshnjë vetëm tre muajshe dhe babai…
Skandal në Mal të Zi! 4 nxënës shqiptarë kalojnë natën në polici pasi bënë shqiponjën dykrenare me duar
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Kotorr të Malit të Zi, ku katër gjimnazistë shqiptarë nga Durrësi kanë…
Nard Ndoka kritikon PD-në: Kërkoni ndjesë për Kodin Zgjedhor të 2008-s, pastaj dilni me studentët!
Aleati i Partisë Demokratike, Nard Ndoka, ka kritikuar demokratët pas refuzimit të studentëve për të pranuar pjesëmarrjen e…
Kuti me tufa eurosh në vilën e Ballukut në Dhërmi, SPAK zbulon foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses
Një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik, është një nga…