Skip to content
Të Gjitha

Erë e fortë në Tiranë. Rrëzohet bredhi i Vitit të Ri në sheshin ‘Skënderbej’

· 1 min lexim

Dita e sotme është shoqëruar me erë të fuqishme.

Më herët u raportua se një palmë u rrëzua në Durrës, në të njëjtin vend ku u rrëzua një palmë tjetër rreth dy javë më parë.

Ajo i rrezikoi jetën makinës së policisë dhe një qytetari, të cilët po kalonin në rrugë.

Po ashtu, u pezulluan edhe lundrimet Bari- Durrës.

Së fundmi, është rrëzuar edhe bredhi i Vitit të Ri, i cili është vendosur në sheshin ‘Skënderbej’.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po monitoron situatën.