- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Erdha për të mësuar historinë, por u akuzova për spiunazh”, 25-vjeçari ukrainas:...

“Erdha për të mësuar historinë, por u akuzova për spiunazh”, 25-vjeçari ukrainas: Humba gjithçka

- Reklamë -spot_img

Gjykata e Elbasanit vendosi që të lironte nga qelia 3 shtetasit e huaj që u akuzuan për spiunazh, pasi tentuan të hnë në uzinën e armëve në Gramsh. Një ditë pas lirimit 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov ka deklaruar për gazetaren Klodiana Lala se kishte ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë dhe përfundoi duke u akuzuar për spiunazh. Alpatov shtoi se kjo që ndodhi ishte një tragjedi për të dhe familjen. Kujtojmë se gjykata i liroi 3  të akuzuarit, por pa të drejtë të largohen nga vendi.

“Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe. Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur. Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin, për Enver Hoxhën dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së Shqipërisë. U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, deklaroi Alpatov.

25-vjeçari ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua dhe se nuk e dinin kush ishin personat që po i ndiqnin.

“Ishte një fabrikë e braktisur në Gramsh dhe ne vendosëm të shihnim çfarë kishte brenda. Nuk kishte dritare dhe ne vendosëm të futeshim brenda. Brenda godinës ne u përballëm me disa djem, tentuam të iknim në drejtime të ndryshme. Mikhail shkoi në një drejtim, unë në një drejtim tjetër. Siç e di unë, Misha vrapoi dhe pas disa momentesh ishte një makinë e zezë nga ku dolën disa djem që ndaluan Mishën. Nuk dukeshin si ushtarakë, makina ishte një ‘Audi’ e errët. Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me sprai me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, ka thënë Alpaov.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë