Skip to content
Sociale

Epidemiologu Alimehmeti: Varianti “Delta” nuk i prek ata që e kanë kaluar Covidin

· 2 min lexim

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se rreziku për personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 për t’u infektuar me variantin “Delta”, është shumë i ulët, krahasur me personat të cilët nuk janë të imunizuar.

I ftuar në emsionin“Ditë e Re”, Alimehmeti u bëri thirrje të gjithë personave të cilët nuk e kanë kaluar Covid-19, të vaksinohen, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga varianti që ka një transmetueshmëri 40% më të lartë se variant britanik.

“Do zhduket shumë shpejt emërtimi Delta. Po ta shohim të gjithë  variantet e Covid-19, kanë të njëjtat mutacione dhe diskutimi është  kombinimi i tyre. Ky quhet fenomeni homoplazik, homoplazia janë mutacione konvergente.

Ndryshe nga Sars,  kjo ka vdekshmëri shumë të ulët, dhe kjo ka ardhur duke rënë me kalimin e kohës, por transmetueshmëria ka qenë shumë e lartë. Kur flasim për risk relativ ky risk ka filluar duke rënë. Kur flasim për risk absolute, sepse 2%  2000 personave i bie 20 njerëz, por 0,3% e 1 milionë vetëve i bie shumë më tepër. Prandaj duhet t’i marrim parasysh të dyja.

Risku personal shihet te relativi.Sipas një studimi  variant Delta është 40% më i transmetueshëm, por nga krahu tjetër simptomat janë shumë më të lehta dhe deri diku ndryshe nga variantet e tjera.

Varianti britanik ishte në qarkullim kur nuk ishte vaksina, ishte në qarkullim kur numri i personave që e kishte kaluar ishte më o vogël. Ka disa elemente që ne duhet t’i shohim më me kujdes. Varianti Delta nuk ka risk ekstra për personat që e kanë kaluar më parë. Pasojat nga varianti Delta janë shumë të rralla.

Personat që nuk e kanë kaluar koronavirusin, duhet të vaksinohen. Mbrojtja nga një dozë vaksine nuk është se nuk ekziston, por është shumë e ulët, në krahasim me atë çka dëshirojmë, por mos të harrojmë që mbrojtja është më e madhe me dy doza. Pra rruga është vaksinimi.”, tha mjeku.