Skip to content
Politikë

Engjëll Agaçi del nga SPAK: U pyeta për inceneratorët

· 1 min lexim

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i dyshuar si një nga personat kyç në mega aferën e inceneratorëve u thirr sot në SPAK.

Në fjalën e tij për mediat ai tha se u thirr për Inceneratorin e Tiranës ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“U thirrja si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Faleminderit!”, tha ai.

Kujtojmë se Agaçi ka qenë personi i cili ka firmosur 10 shkresa brenda ditës në favor të ndërtimit të inceneratorit dhe kompanisë fituese.