Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Energjia/ Mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi mbajnë ‘peng’ interkoneksionin me Shqipërinë. Ja sa milionë janë humbjet  

16:54 03/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pavarësia ekonomike dhe sidomos ajo energjetike për një shtet është mjaftë e rëndësishme, sado i zhvilluar ekonomikisht të jetë ai.

Kjo gjë është edhe më e rëndësishme për shtete të vogla si këto të rajonit të Ballkanit, e sidomos për Kosovën dhe Shqipërinë.

Pikërisht vendi ynë, mori disa vite më parë një kredi jo të vogël për ndërtimin e njërës prej “autostradave energjetike” më të rëndësishme, atë të linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Deri tani Shqipëria ka shlyer më shumë se gjysmën e kredisë prej 42 milionë eurosh, që mori për ndërtimin e kësaj linje e cila do të niste të garantonte pavarësi energjetike nga rrjeti ndërkombëtar i Ballkanit që komandohet nga Serbia në Nish.

Por ende linja e interkoneksionit Shqipëri-Kosove, nuk është vënë në punë edhe pse investimi ka përfunduar.

Mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë bërë që investimi i përfunduar prej më shumë se tre vitesh, të mos shfrytëzohet për shkëmbimin e energjisë ndërmjet dy shteteve, teksa taksapaguesit shqiptarë po paguajnë çmimin e investimit.

Disa herë është sinjalizuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen, por ende linja nuk ka nisur të funksionojë.

Kredia për investimin

Qeveria e Shqipërisë në vitin 2009 nënshkroi marrëveshjen e kredisë 42 milionë euro me bankën gjermane “KfW”, për të fuqizuar kapacitetet e shkëmbimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me ndërtimin e një linje të re interkoneksioni.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri në shtator 2020, ishin shlyer 22 milionë euro nga kredia, teksa stoku i mbetur është edhe 20 milionë euro të tjera. Pjesa e mbetur do të shlyhet deri në vitin 2024.

Linja e transmetimit Shqipëri-Kosovë, u ka kushtuar financave të dy shteteve rreth 70 milionë euro. Projekti ka përfunduar dhe duhet të niste nga puna gjatë vitit 2016, por sot e kësaj dite nuk është vënë në punë.

Sipas zhvillimeve të deritanishme, linja e transmetimit të energjisë, Shqipëri – Kosovë, është çështje e komplikuar teknike dhe politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila pritet të zgjidhet me ndërhyrjen e institucioneve europiane rregullatorë të energjisë.

Humbjet nga mosfunksionimi

Humbjet vjetore nga të ardhurat e munguara nga mosfunksionimi i linjës për Shqipërinë janë 500 mijë – 1 milion euro në vit, në varësi të volumeve të tregtimit. Por më e keqja është se mosfunksionimi i kësaj linje, pengon seriozisht funksionimin e tregut ballkanik të transmetimit.

Nga ana tjetër, Operatori Kosovar i Transmetimit humb në një vit fiskal, rreth 14 milionë euro, duke mos vjelë tarifat e transmetimit ndërkufitar të energjisë, të cilat shkojnë në arkën e operatorit serb, EMS.

Humbjet vjetore të përbashkëta, sipas burimeve zyrtare, llogariten në 15 milionë euro, pa përfshirë këstet e borxhit që qeveritë në të dyja shtetet kanë nisur të shlyejnë.

Linja e re e transmetimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të rriste garancitë e furnizimit të vendit me energji, duke ndikuar edhe në uljen e kostove të importit.

Mosfunksionimi i linjës, ka sjellë pengesa në krijimin e tregut të përbashkët rajonal të energjisë.

/Burimi: Monitor.al/ GazetaReforma.com/

 

Etiketa: energjiainterkoneksioniKosoveSerbiShqiperia

Të lidhura

Skandali përsëritet, 58 tonë mbetje toksike kapen në Durrës, institucionet heshtin
Aktualitet

Skandali përsëritet, 58 tonë mbetje toksike kapen në Durrës, institucionet heshtin

Një tjetër rast i trafikimit të mbetjeve toksike është zbuluar në Portin e Durrësit, pasi mediat italiane raportuan sekuestrimin e...

15:16 22/02/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me pronarin e lokalit, mori armën për ta qëlluar, parandalohet ngjarja

Pas një njoftimi për konflikt në lagjen “Manush Alimani”, shërbimet e Policisë Shkodër ndërhynë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e...

14:54 22/02/2025
Para

Të jetosh në toka të helmuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali përsëritet, 58 tonë mbetje toksike kapen në Durrës, institucionet heshtin

Skandali përsëritet, 58 tonë mbetje toksike kapen në Durrës, institucionet heshtin

15:16 22/02/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Sherr me pronarin e lokalit, mori armën për ta qëlluar, parandalohet ngjarja

14:54 22/02/2025
Lara Colturi e shtata në Itali, si performoi përfaqësuesja e Shqipërisë?

Lara Colturi e shtata në Itali, si performoi përfaqësuesja e Shqipërisë?

14:33 22/02/2025
“Je i rrethuar!” / Si u kap Safet Bajri nga policia dhe pse u blindua Dobraçi?

“Je i rrethuar!” / Si u kap Safet Bajri nga policia dhe pse u blindua Dobraçi?

13:50 22/02/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • SQ
    • SQ
    • EN

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë