Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Opozita skeptike për donacionin e Brukselit: “Paratë do përdoren për interesa të Ramës”

20:08 18/02/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar së fundmi një takim në Durrës, prej nga ku foli rreth ndihmës që Brukseli vendosi t’i jepte Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Kryetarja e LSI ka akuzuar kryeministrin Rama se do të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për kreditë 885 milion euro që Brukseli i dha Shqipërisë , ndërsa shtoi këto para do të përdoren për interesa të vetë Ramës dhe qytetarët do të qëndrojnë dhe dimrin e ardhshëm në çadrat e kalbura nga viti i kaluar.

Më tej tha se Rama nuk ka asnjë meritë dhe se kredia që do i vijë Shqipërisë do sjellë rritje të taksave të energjisë elektrike, ujit, karburanteve apo taksave bashkiake.

“Edhe kur bisedonim në telefon dhe kur këmbenim diçka ishim të shqetësuar por edhe të tronditur pasi ishit pjesa më e goditur, por edhe pjesa e suportit nuk ka ekzistuar.
Në fakt nuk dua të ndalem tek pasojat e qeverisjes sonë të tërmetit të famshëm të 26 nëntorit.
Të gjithë e fitojnë vetë bukën e gojës, dikush hamall, dikush punëtor ngarkim- shkarkimi, dikush mban një plak të paralizuar, dikush rrobaqepës, dikush ikën në emigracion, vetëm e vetëm për të ushqyer familjen e tij. Por në asnjë rast asnjërit prej nesh nuk i ka ofruar qeveria diçka, t’i thotë urdhëro se po të dhuroj diçka. Kjo qeveri është e rrëzuar. Ne themi që hajde ta rrëzojmë, por ajo është e rrëzuar. Ne sot ndihemi të rrezikuar.
Në takimin e djeshëm në Bruksel ndërkombëtarët i ofruan nëpërmjet granteve dhe disa lehtësirave. Buzëqeshja e Ramës ishte shumë e madhe por ato nuk ishin as për Ramën as për politikën, por për shqiptarët.
Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve.
Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që doi paguajnë shqiptarët.
Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u çudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u çudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet.
Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta. është plani marshall i Ramës për 5 vite. Pse do e lëmë për 5 vite të pikturojë projektet e tij të bukura?”- tha Kryemadhi.

Ditën e sotme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe pas takimit tha ishte në të njëjtën linjë me kreun e shtetit, ndërsa theksoi se maxhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se ditën e djeshme Meta zhvilloi një konferencë të jashtëzakonshme, ku akuzoi qeverinë se po organizon një grusht shteti.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramaMonika Kryemadhi

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

PD 'nuk u ndahet' krerëve të bashkive! Paralajmëron denoncimin për një kryebashkiak të dënuar për vrasje

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English