Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në SHBA/ Merkel uron Biden për fitoren: Joe ka dekada përvojë në…

17:32 09/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk ka pritur dot më dhe ka uruar zyrtarisht kandidatin demokrat për President në SHBA, Biden dhe zëvendësen e tij Harris, për fitoren. Të hënën, më 9 nëntor ajo ka dalë në Berlin para medias, në një datë historike për Gjermaninë.

Kancelarja Angela Merkel përgëzoi Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për aleancë të ngushtë transatlantike.

“Amerika është dhe do të mbetet aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë”,- tha Merkel në deklaratën e saj për media, të hënën paradite, 9.11.2020, në Berlin.

Ajo nënvizoi vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Së bashku përballë sfidave”

“SHBA dhe Gjermania, si anëtare e BE-së, duhet të qëndrojnë së bashku për t’u bërë ballë sfidave të mëdha të kohës sonë”,- tha Merkel duke numëruar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, ngrohjen globale, terrorizmin ndërkombëtar, dhe luftën për një “ekonomi të hapur botërore dhe tregti të lirë”. Kjo është baza e mirëqenies në të dy anët e Atlantikut, tha kancelarja më tej.

Merkel theksoi, se SHBA “me të drejtë” presin që Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane të marrin më shumë përgjegjësi dhe të bëjnë përpjekje më të mëdha për të ruajtur paqen dhe lirinë. Evropianët janë tashmë të vendosur në këtë rrugë, theksoi Merkel.

Urime për Harris

Merkel i uroi edhe një herë fituesit Biden dhe Harris pasi i kishte uruar ata në fundjavë me anë të një mesazhi në Twiiter. “Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel para medias..

Ajo uroi edhe Kamala Harris, “gruan e parë në postin e zëvendëpresidentes së vendit”. “Si grua dhe bijë e dy emigrantëve, ajo është një shembull dhe frymëzim për shumë njerëz”.

“Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”,- tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Mirënjohëse përjetë”

Deklarata e kancelares gjermane fillimisht ishte parashikuar për të dielën pasdite, por u shty për të hënën, 9.11.2020. Një ditë kjo e ngarkuar me simbolikë për Gjermaninë: Prandaj, edhe Merkel në fillim të prononcimit të saj për media, shfrytëzoi rastin të kujtonte dy ngjarjet më të rëndësishme, edhe për të kujtuar lidhjet historike të vendit të saj me Shtetet e Bashkuara.

Merkel kujtoi se bashkimi i mëpasshëm i Gjermanisë, 30-vjetori i të cilit u festua më 3 tetor të këtij viti, nuk do të realizohej pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Unë do t’u jem mirënjohëse përjetë”, tha ish-qytetarja e RDGJ-së, Merkel.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA ishin vështirësuar shumë në kohën e qeverisjes së presidentit Donald Trump. Pas fitores së Biden-it, pothuajse të gjitha partitë në Gjermani dhe vëzhguesit presin një çtensionim dhe përmirësim të dukshëm në shumë fusha.

/Burimi:DW/GazetaReforma.com/

Etiketa: Bidenmerkelshbaurimzgjedhje

Të tjera

“Standardi” i ri i Ramës: Kryeministri që denoncon vetveten në vend që të qeverisë
Aktualitet

“Standardi” i ri i Ramës: Kryeministri që denoncon vetveten në vend që të qeverisë

Edi Rama ka shpikur një model të ri të të bërit politikë: del në publik, flet me patos, bën sikur...

19:14 20/09/2025
Perimet po përfundojnë në kanal, fermerët: Pa kontrolle shtetërore bujqësia po shkon drejt shkatërrimit
Aktualitet

Perimet po përfundojnë në kanal, fermerët: Pa kontrolle shtetërore bujqësia po shkon drejt shkatërrimit

Në fshatin Suk 2 të Fierit, fermeri Gramoz Lima, i cili prej 10 vitesh merret me bujqësi, këtë sezon është...

16:57 20/09/2025
Para

Sërish rekord i zi/ Ja sa raste të reja me Covid u shënuan në Shqipëri. Tmerrues numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Standardi” i ri i Ramës: Kryeministri që denoncon vetveten në vend që të qeverisë

“Standardi” i ri i Ramës: Kryeministri që denoncon vetveten në vend që të qeverisë

19:14 20/09/2025
Perimet po përfundojnë në kanal, fermerët: Pa kontrolle shtetërore bujqësia po shkon drejt shkatërrimit

Perimet po përfundojnë në kanal, fermerët: Pa kontrolle shtetërore bujqësia po shkon drejt shkatërrimit

16:57 20/09/2025
Skandal në TikTok! Dy burra nga Kukësi e Lezha shantazhojnë dhe mashtrojnë viktimat, policia nis hetimet

Skandal në TikTok! Dy burra nga Kukësi e Lezha shantazhojnë dhe mashtrojnë viktimat, policia nis hetimet

15:07 20/09/2025
Alarm për shëndetin e të rinjve: 60% e punonjësve në call-center me probleme serioze në shtyllën kurrizore, dëgjim dhe shikim

Alarm për shëndetin e të rinjve: 60% e punonjësve në call-center me probleme serioze në shtyllën kurrizore, dëgjim dhe shikim

13:05 20/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.