Skip to content
Të Gjitha

Zbardhen detajet, motra e ‘pacientit zero’ shkoi për ditë me radhë në shkollën jo-publike në Tiranë

· 1 min lexim

28-vjeçari me inicialet P.K dhe babai i tij 54 vjeç me inicialet V.K, janë dy të infektuarit e parë me Coronavirus në vendin tonë.

Ata ndodhen të izoluar në Spitalin e Infektivit në QSUT dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Së fundmi, mësohet se i ati i 28-vjeçarit ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore, ku ka takuar një pjesë të mirë të personave të pranishëm, rreth 150 persona.

Duke u nisur nga ky kontakt, mendohet se edhe personat që ka takuar i infektuari mund të jenë infektuar, por nuk është bërë asgjë e ditur në lidhje me karantimin e këtyre personave.

54-vjeçari i infektuar me Coronavirus ka marrë pjesë në një ceremoni mortore, mund të jenë prekur rreth 150 persona

Po ashtu, e ftuar në emisionin ‘Open’ drejtoresha departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino , ka konfirmuar lajmin se motra e 28-vjeçarit është nxënëse e një shkolle jo-publike në Tiranë.

Ajo ka patur kontakte me një numër të konsiderueshëm nxënësish, por karantinimi i tyre nuk është bërë ende.

Bino nuk dha më shumë detaje, teksa as shkolla dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk japin detaje rreth rastit në fjalë.