Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zarfi i votës në emigracion: Celibashi ndryshon rregullat, diaspora në kaos

15:12 04/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar në mënyrë të papritur dhe të njëanshme procedurën për votimin e shqiptarëve jashtë vendit, duke rrezikuar integritetin e gjithë procesit për diasporën. Në një njoftim të publikuar më 3 maj 2025, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, informoi qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi se zarfet e votimit nuk do të dorëzohen më në shtëpitë e tyre, siç ishte premtuar fillimisht, por duhet të tërhiqen fizikisht pranë pikave të DHL.

Ky ndryshim thelbësor në rregullat e lojës vjen vetëm pak ditë para mbylljes së afatit të dorëzimit të votave të diasporës më 11 maj dhe ka krijuar një valë shqetësimesh mes votuesve emigrantë. Nga një proces që u reklamua si i lehtësuar dhe i aksesueshëm nga shtëpia, qytetarët përballen tani me kërkesa të reja logjistike dhe pasiguri mbi vlefshmërinë e votës së tyre.

Situata është veçanërisht e rëndë në Greqi, ku nga mbi 68 mijë zarfe të dërguara, vetëm 7.2% janë kthyer deri tani pranë KQZ-së. Kjo përqindje tepër e ulët flet për një dështim të qartë në organizim dhe vendimmarrje.

Për më tepër, të dhënat zyrtare të vetë KQZ-së tregojnë se nga 245,935 zarfe të dërguara në total jashtë vendit, 114,278 rezultojnë ose të padorëzuara ose të bllokuara në sistem. Konkretisht:

26,471 zarfe nuk janë tërhequr kurrë nga zgjedhësit;

87,807 janë marrë, por nuk kanë mbërritur ende në destinacion.

Kjo do të thotë se mbi 46% e zarfeve janë jashtë çdo kontrolli institucional — një shifër që sfidon vetë thelbin e besueshmërisë në zgjedhje.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë prej 9.2 milionë eurosh me kompaninë postare DHL për shpërndarjen dhe grumbullimin e zarfeve, por rezultatet flasin vetë: vonesa, humbje dhe konfuzion total.

Ndryshimi i papritur i KQZ-së — nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko merre vetë” — përbën jo vetëm një devijim nga premtimet publike, por edhe një rritje të panevojshme të barrës për votuesin emigrant. Ky veprim hap rrugë për ndërhyrje, parregullsi dhe ndoshta edhe manipulim të procesit.

Në fakt, problemi me këtë proces nuk nisi më 3 maj, por ishte paralajmëruar që më herët. Ne ekspozuam problematikat serioze që lidhen me përgatitjen dhe shpërndarjen e zarfeve.

Pavarësisht se në faqen zyrtare të KQZ-së thuhej se të gjitha zarfet ishin nisur, burime nga magazinat e KQZ-së në kompleksin Dinamo tregonin se përpunimi i zarfeve vazhdonte ende dhe duhej të kalonin edhe katër ditë të tjera për t’u dërguar zarfi i fundit. Celibashi kishte zgjedhur të niste dërgesat me shtete me pak votues, si Australia, dhe të linte për në fund Greqinë, ku ndodhet numri më i madh i emigrantëve të regjistruar për votim.

Kjo strategji, e pasqaruar dhe pa një logjikë transparente, ngriti dyshime serioze për qëllimet dhe efektshmërinë e menaxhimit të procesit.

Për më tepër, vendimi për të mbyllur pranimin e votave të diasporës në të njëjtën ditë me përfundimin e votimit në Shqipëri (11 maj), e jo me përfundimin e numërimit, lë më pak kohë për kthimin fizik të zarfeve, duke shtuar rrezikun që një pjesë e konsiderueshme e votave të mbetet jashtë numërimit.

Emigrantët, për të cilët shteti shqiptar ka shpenzuar mbi 13 milionë euro, përfshirë një kosto mesatare prej 52 euro për çdo votë, përballen sot me një sistem të ngadaltë, të paqartë dhe të mbushur me pengesa të panevojshme. Qëndrimi në pritje të postierit për tre tentativa dorëzimi apo mungesa e një opsioni për kthim të zarfit direkt në postë, ishin veprime që vetëm sa shtonin kohën dhe rrezikonin humbjen e votës.

Për më tepër, ndërsa një proces korrekt mund të përfundojë brenda pak orësh, stili i menaxhimit i ndjekur nga Celibashi do ta zvarriste atë për ditë të tëra, duke i çuar votuesit në kufijtë e durimit dhe besimit institucional.

A do të mbajë Ilirjan Celibashi përgjegjësi për votat që mund të humbasin si pasojë e këtyre vendimeve të paqarta dhe të dëmshme? A po rrezikon Shqipëria të humbasë një mundësi historike për përfshirjen reale të diasporës në jetën politike të vendit?

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
Para
Shkrumbohet automjeti në Sarandë-Gjirokastër, detaje

Shkrumbohet automjeti në Sarandë-Gjirokastër, detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.