Skip to content
Politikë

Xhaçka pas takimit në Bruksel: Thellimi i dialogut midis BE-së dhe Ballkanit për çështje të politikës së jashtme 

· 2 min lexim

Pas takimit në Bruksel në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të  Bashkimit Evropian, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka dhënë detaje.

Qëllimi kryesor i këtij takimi sipas Xhaçkës ishte thellimi i dialogut mes BË-së dhe Ballkanit për sigurinë dhe politikat e jashtme.

“Pata kënaqësinë të takohem me kolegët e mi, ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Qëllimi i takimit ishte thellimi i dialogut midis BE dhe vendeve tona për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, në kuadrin e rëndësisë gjithnjë e më të madhe që BE po na kushton në kontekstin aktual gjeopolitik”, tha Xhaçka.

Pjesë e diskutimit ishte edhe lufta në Ukrainë, ku u theksua nevoja e ruajtjes së unitetit evropian dhe mbështetja pa rezerva për Ukrainën.

“Diskutuam mbi nevojën e ruajtjes së unitetit evropian dhe mbështetjen pa rezerva për Ukrainën. Sot në Bruksel u bë i qartë edhe një herë qëndrimi i përbashkët për izolimin e Rusisë në agresionin e saj të paligjshëm dhe detyrimi për të siguruar përgjegjësinë dhe llogaridhënien për aktet mizore prej më shumë se një viti ndaj popullit ukrainas. Shqipëria rikonfirmoi pozicionin e saj të palëkundur për linjëzimin e plotë me vendimet e Bashkimit Evropian, duke u bërë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shtoi më tej ajo.